Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shembet ndërtesa në Itali, vdiq fëmija 4 vjeç

nga Xh.D24 gusht 2021

Një fëmijë 4 vjeç raportohet të ketë vdekur si pasojë e shembjes së një ndërtese në Itali.
Ndërkohë që, nëna e viktimës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Të paktën dy të tjerë janë të zhdukur, ndërsa dy burra dhe një grua u nxorën të gjallë dhe tashmë janë nën trajtim shëndetësor.
Mediat lokale kanë raportuar se shembja ndodhi si pasojë e një eksplozivi.
Tutje, bëhet e ditur se ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, ku edhe po punojnë për t’i lokalizuar të zhdukurit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →