Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se EULEX-i po vazhdon patrullimet e shtuara në veriun e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe policinë e Kosovës.
Wigemark njoftoi se që nga nesër do të nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes që parasheh vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve.
“EULEX-i po vazhdon të patrullojë dhe vëzhgojë situatën në Kosovën veriore së bashku me NATO-n dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës. Situata është e qëndrueshme dhe regjimi i ri i afisheve do të nis nga të dyja palët që nga nesër më 4 tetor”, ka shkruar Wigemark në Twitter./21Media

.@EULEXKosovo 🇪🇺 continues to patrol and observe the situation in northern Kosovo 🇽🇰 together with @NATO_KFOR and at the request of the Kosovo Police. Situation is stable and the new sticker regime will be introduced by both sides tomorrow 4 October. We will monitor this too.
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) October 3, 2021