Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

ShBA uron Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

nga RTV21 Portal9 maj 2024
ShBA uron Siljanovskën: Zgjedhje historike, presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Ajo zgjedhjet i ka quajtur historike, meqë është presidentja e parë grua në këtë shtet.

Aggeler ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet e Maqedonisë për siguri, prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik.

“Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Siljanovska-Davkova fitoi dje zgjedhjet, duke lënë pas Presidentin aktual, Stevo Pendarovski.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →