Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“SHBA nuk përjashton një dialog të drejtpërdrejtë me Korenë e Veriut”

nga RTV2128 prill 2017

SHBA nuk përjashton një dialog të drejtpërdrejtë me regjimin koreano-verior për programin bërthamor të Pyongyang-ut

Kështu deklaroi sekretari i Shtetit, Rex Tillerson në një intervistë për radion publike amerikane NPR.

“Në mënyrë të qartë, kjo do të ishte mënyra e dëshiruar për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha ai, i pyetur në lidhje me negociata të mundshme të drejtpërdrejta me regjimin koreano-verior.

Por regjimi i Pyongyang-ut duhet të jetë i gatshëm për të diskutuar denuklearizimin e gadishullit korean dhe jo vetëm një ngrirje të programit të tij bërthamor, pohoi ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kishte në fokus Korenë e Veriut.

“Qëllimi ynë është i njëjtë me atë të Kinës, ky është denuklearizimi i gadishullit korean. Është koha që Koreja e Veriut të eliminojë  gjithashtu potencialin e saj bërthamore”, tha Tillerson.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →