
ShBA-ja e vazhdon mbështetjen ndaj Kosovës për avancimin e sistemit prokurorial
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Kosovën në shumë fusha. Një ndër to është edhe sistemi prokurorial. Kështu, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në t
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Kosovën në shumë fusha. Një ndër to është edhe sistemi prokurorial.
Kështu, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Asistenten Ekzekutive të Zyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Verior të Ilionis, Meghan Morrisey, e cila ishte e shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Erin Cox dhe Zyrtari i Lartë Ligjor në OPDAT, Etrur Maloku.
Sipas një njoftimi për media të ZKPSh-së, gjatë këtij takimi, Kelmendi dhe Morrisey kanë diskutuar për menaxhimin dhe performancën në sistemin prokurorial, për përparësitë dhe mangësitë, si dhe për sfidat dhe rekomandimet të cilat synojnë ta avancojnë punën e këtij sistemi.
“Në këtë drejtim, znj. Morrisey do të ndajë përvojat dhe eksperiencën e vet me bartësit e sistemit prokurorial ku do të mbajë një trajnim që ka të bëjë më shkathtësitë në lidershipin”, u tha në këtë njoftim.
Më të fundit
Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike




