🏛️ Politikë
Shallenberg tha se vizat për Kosovën duhet të liberalizohen shumë shpejt
nga Venera Grabanica14 qershor 2022
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Aleksander Shallenberg qëndroi sot për vizitë në Kosovë. Pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ministri austriak Shallenberg tha se vizat për Kosovën duhet të liberalizohen shpejt.
Po ashtu, tha se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke. (Përgatiti: Donika Osmani-Mehmeti, kamera: Lulzim Fana)./21Media









