Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë, Kurti takohet me Abbottin

nga Venera Grabanica30 maj 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Sipas njoftimit të Zyrë së Kryeministrit në këtë takim Kurti e Abbott kanë diskutuar për bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.
“Duke biseduar për çështjet e sigurisë u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën dhe përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar ia ka dhënë Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjellë{, thuhet në komunikatën për media./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →