Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Serbia në grevë të përgjithshme

nga B G7 mars 2025
Serbia në grevë të përgjithshme

Dy protesta të mëdha janë paralajmëruar për sot në Serbi, ndërsa vendi ka hyrë në grevë të përgjithshme.

Greva është iniciuar nga studentët dhe gjimnazistët, me mbështetjen e sindikatave dhe shoqatave të ndryshme profesionale.

Kjo është greva e dytë e madhe këtë vit, pas asaj të mbajtur më 24 janar.

Sipas mediave serbe, shumica e institucioneve do të bllokohen.

Protestat në Serbi kanë nisur pas shembjes së çatisë në një stacion të trenit në Novi Sad, që la të vdekur 15 persona.

Për këto protesta presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës, ndërsa deri më tash dorëheqje ka dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →