Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Senegali kalon në 1/8 e finales së Kupës së Afrikës

nga B.K25 janar 2022


Senegali e ka siguruar një vend në 1/8-tën e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Cape Verdes.
Fitoren skuadrës së Senegalit ia lehtësuan dy kartonët e kuq të dhënë për kundërshtarët e tyre pas Andrade dhe Vozinha u përjashtuan nga loja në minutat 21’ dhe 57’.
Sulmuesi i Liverpoolit Sadio Mane e shënoi golin e parë për Senegalin më minutën e 63’, kurse rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vulosi Dieng me golin e tij të realizuar në minutat shtesë të ndeshjes.
Duhet theksuar se Mane u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 70’ të ndeshjes për shkak se pati një përplasje kokë më kokë me njërin nga lojtarët kundërshtar.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →