Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sela uron Kurtin: Fitorja e thellë, dëshmi e sovranit për ta bërë ndryshimin

nga B.K14 shkurt 2021

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,  Ziadin Sela, ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për zgjedhjet e sotme në Kosovë.

Siç thuhet në urim, Sela e ka uruar Kurtin për “fitoren e thellë” e cila sipas tij, “dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin” në Kosovë.

“Fitorja e thellë e Vetëvendosjes dëshmoi forcën e sovranit për ta bërë ndryshimin, drejt mirëqenies së qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe funksionimit të shtetit ligjor. Me fitoren e Vetëvendosjes kthehet shpresa për ndryshim tek shqiptarët kudoqofshin ata!Kjo fuqi politike padyshim që bart mbi vete edhe peshën e përgjegjësisë për të ardhmen e Kosovës. Urime Albin Kurti, urime Vjosa R. Osmani! Gëzuar Shqiptar të Kosovës për përcaktimin dhe zgjedhjen e Juaj!”, thuhet në urimin e Selës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →