Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen 1 mijë kg speca në Kamenicë

nga Kaltrina Berila29 gusht 2025
Sekuestrohen 1 mijë kg speca në Kamenicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte rreth 1 mijë kilogramë speca.

“Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 92 pako me speca në sasi totale rreth 1 mijë kilogramë (me vlerë sipas tregut rreth 2,500 – 3,000 euro), për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion të vlefshëm. Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit iniciohet rasti, ndërsa mallrat dorëzohen në pikën doganore kompetente”, thuhet në njoftim.

Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona
LAJMI TJETËR →
Mashtrim milionësh me prona, arrestohen tre persona

Më të fundit

Të gjitha →