Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

“S’dua të humbas kohë”, Trump tregon kushtin kryesor për takim me Putinin

nga Venera Grabanica25 tetor 2025
“S’dua të humbas kohë”, Trump tregon kushtin kryesor për takim me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar kushtin e tij kryesor për një takim të ri me Presidentin rus, Vladimir Putin.

“Duhet të dimë se do të arrijmë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Nuk dua të humbas kohë”,  u përgjigj presidenti i SHBA-së kur u pyet se çfarë duhet të bëjë Moska që takimi i tij me Putinin të zhvillohet.

Trump tha se nuk ka takim me Putinin derisa të janë të sigurt për një marrëveshje paqeje. Ai përsëriti se ka shumë urrejtje midis Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt, Presidentit të Ukrainës.

Trump e bëri këtë deklaratë për gazetarët në aeroplanin presidencial Air Force One në një fluturim për në Azi.

Kujtojmë se javën e kaluar takimi i planifikuar midis Trump dhe Putin, i cili duhej të zhvillohej në Budapest, u anulua, pas së cilës Trump vendosi sanksione shtesë mbi sektorin rus të energjisë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →