RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Scholz thotë se planifikon të flasë me Putinin “në kohën e duhur”
🌍 Bota

Scholz thotë se planifikon të flasë me Putinin “në kohën e duhur”

Kancelari gjerman Olaf Scholz synon të angazhohet në një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin “në kohën e duhur”, duke sugjeruar mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas një përkeqësimi të konsi

nga Venera Grabanica26 maj 202326 maj 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz synon të angazhohet në një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin “në kohën e duhur”, duke sugjeruar mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas një përkeqësimi të konsiderueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Telefonata ime e fundit është zhvilluar goxha kohë më parë”, i tha Scholz gazetës Koelner Stadt-Anzeiger në një intervistë të botuar më 26 maj. “Por unë planifikoj të flas përsëri me të, kur të jetë koha e duhur”.

Udhëheqësit folën për herë të fundit me telefon në fillim të dhjetorit.

Gjatë asaj telefonate një orëshe, Scholz i kërkoi Putinit të tërheqë trupat e Moskës nga Ukraina, ndërsa udhëheqësi rus akuzoi Perëndimin për ndjekjen e politikave “shkatërruese”.

Gjatë një samiti në Japoni më 19 maj, krerët e vendeve të industrializuara të Grupit Shtatë (G7) njoftuan për zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë.

G7-ta përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësit e G7-ës thanë në një deklaratë të përbashkët se sanksionet e reja do të ndikojnë në “eksportet e makinerive industriale, mjeteve dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të rindërtuar makinerinë e saj të luftës”.

Gjermania i ka dhënë Ukrainës 18 tanke Leopard 2, në mënyrë që ta ndihmojë Kievin të përballet me pushtimin rus që nisi vitin e kaluar./rel

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
LAJMI TJETËR →
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

Lexo edhe

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

32 min më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

33 min më parë
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

42 min më parë
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

48 min më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

51 min më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në
Kosova

Lëvizje e re politike? Haziri paralajmëron rikthimin e bisedimeve me VV-në

10 orë më parë
Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar
Kosova

Armend Zemaj pas Kuvendit: LDK-ja doli e bashkuar

11 orë më parë
Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në
Kosova

Milaim Zeka i kthehet Emanuel Demajt: A u gëzove tash? Tërë jetën kam qenë me PDK-në

11 orë më parë
Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit
Kosova

Zogaj pas rikonfirmimit të Abdixhikut: Do të angazhohemi që të kemi institucione të vendit

11 orë më parë