🗺️ Rajoni
Samiti i NATO-s në Hagë, Rama takon Rutten – këto janë temat që diskutuan
nga Gentrita Xhemajli24 qershor 2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të samitit të NATO-s në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook ku ka postuar fotografi krah shefit të NATO-s, Rama thotë se me të foli për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor dhe investimin madhor për Portin e Ri të Durrës ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.
Gjithashtu Rama tha se me Rutten foli edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.









