Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sallonet e bukurisë vendburim i HIV-AIDS

nga E.Bullaku28 maj 2017

Specialistë të estetikes mjekësore në Shqipëri apelojnë për kujdes ndaj shëndetit

Shpesh tërhiqemi nga ngjyrat, modelet e fundit por rrallë herë mendojmë për rrezikun ndaj shëndetit.  Një nga vendet ku mund të merret Hiv-Aids, Hepatiti B dhe sëmundje të tjera janë qendrat estetike të cilat janë  jashtë çdo kontrolli higjeno-sanitar.

Anila  Zhupa, specialiste e estetikes mjekësore në Shqipëri, tregon se gjatë trajtimit të duarve dhe këmbeve mund të infektohemi nga sëmundje të ndryshme për shkak te mos sterilizimit të pajisjeve.

Në çdo sallon në vendin tonë  behën trajtime të tilla, por të pakta janë ato qendra që kryejnë sterilizimin e mjeteve para përdorimit. E nëse  jashtë vendit para se të hapësh një biznes të tillë ka kontroll të rrepta nga autoritete shëndetësore, në Shqipëri këto qendra trajtohen thjesht si biznese.

Specialistë të estetikes mjekësore bëjnë apel që krahas pamjes së jashtme dhe të bukurës vajzat duhet të bëjnë kujdes për shëndetin. Para trajtimit të duarve dhe këmbeve, duhet t’i kërkojnë përdorimin e pajisjeve të sigurta dhe të sterilizuara, ashtu si tek stomatologu.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →