RTV21
BallinaSport
Sport

Sadiku siguron 1/8 e finales në Botërorin “Stamboll 2022”

nga Egzona Mehmeti12 maj 2022

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku i është rikthyer sot ringut, ku është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit “Stamboll 2022”.
Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Botëror, duke shënuar fitore bindëse kundër boksieres japoneze, Ayska Taguchi.
Në kuadër të kategorisë 57 deri në 60 kilogramë, boksierja kosovare e ka mposhtur me rezultat të thellë 5:0 japonezen, Taguchi.
Me këtë fitore, Sadiku tani ka prekur 1/8 e finales së Kampionatit Botëror të boksit “Stamboll 2022”.

ETIKETA:#Sport#Lajme
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →