RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rutte falënderon Zvicrën për kontributin në misionin e NATO-s në Kosovë

nga Gentrita Xhemajli2 dhjetor 2025
Rutte falënderon Zvicrën për kontributin në misionin e NATO-s në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi një takim në Bruksel me Këshilltarin Federal zviceran Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).

Rutte përmes një postimi në platformën  “X”, falënderoi shtetin zviceran në misionin paqeruajtës të NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë.

“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën”, ka shkruar Rutte.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →