Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rusia sulmon Ukrainën nga çdo drejtim

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2022

Ukraina thotë se automjetet ushtarake ruse kanë kaluar në vende të shumta, duke përfshirë nga Bjellorusia në veri dhe Krimea në jug.
Kalime të tjera janë bërë në lindje, në rajonin e Kharkhiv dhe Luhansk. Sipas shërbimit kufitar të Ukrainës, Rusia hapi zjarr me artileri përpara se të dërgonte automjete ushtarake, transmeton rtv21.tv.
Në një vlerësim të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore 10 ditë më parë, u vlerësua se që Rusia të nisë një sulm të suksesshëm në Kiev (nga veriu), njësitë ushtarake më të afta të Ukrainës (në lindje, përballë Donbasit) do të duhej të rrethoheshin dhe /ose neutralizohet.
Provat e deritanishme sugjerojnë se sulmi vjen nga çdo drejtim./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →