Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Rusia nuk është në listën e Trump

nga Venera Grabanica3 prill 2025
​Rusia nuk është në listën e Trump

Edhe pse president i SHBA-së Donald Trump ka shpallur tarifa reciproke për një sërë vendesh, duke përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë, Britaninë e Madhe, Australinë, Bashkimin Evropian, Rusia nuk figuron në asnjë pjesë të dokumentit 7 faqesh të paraqitur gjatë fjalimit.

Aktualisht është e paqartë nëse Rusia u la qëllimisht jashtë, nëse do të përjashtohet nga regjimi doganor apo nëse një plan i veçantë është ende duke u shqyrtuar. Shtëpia e Bardhë nuk e ka komentuar ende këtë mungesë, raporton KosovaPress.

Siç sqaroi më herët, Shtëpia e Bardhë, plani i Trump përfshin dy lloje tarifash: Një tarifë bazë prej 10% për të gjitha importet nga të gjitha vendet e botës, në fuqi më 5 prill në orën 12:01 të mëngjesit me kohën e SHBA.

Tarifa reciproke speciale për vendet e përcaktuara si “shkelësit më të këqij”, shuma e të cilave do të jetë sa gjysma e asaj që ato vende i ngarkojnë SHBA-së; këto tarifa hyjnë në fuqi më 9 prill në orën 00:01.

Shtëpia e Bardhë sqaroi gjithashtu se Kanadaja dhe Meksika do të mbeten nën regjimin ekzistues doganor, i cili bazohet në çështjet e fentanilit dhe migracionit. Kur këto regjime të hiqen ose pezullohen, tarifat e reja nga kjo paketë do të zbatohen edhe për to. Pjesë e vendosjes së tarifave është edhe Serbia prej 37 për qind.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →