Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ruajtja e aleancës me ShBA-të, Osmani flet me zyrtarin e DASh-it, Hanrahan

nga Venera Grabanica17 shtator 2025
Ruajtja e aleancës me ShBA-të, Osmani flet me zyrtarin e DASh-it, Hanrahan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan, ku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së ngushtë me SHBA-të.

Ajo tha se do të angazhohet për të forcuar këtë partneritet edhe me administratën e presidentit Trump, bazuar në besim të ndërsjellë dhe bashkëpunim.

”Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euro-atlantik. Si presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e presidentit, Donald Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →