Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rrokulliset kamioni në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje për RTV21

nga Kaltrina Berila25 nëntor 2024
Rrokulliset kamioni në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje për RTV21

Një kamion është rrokullisur sot në Doganaj të Kaçanikut, konkretisht tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për portalin rtv21.tv se nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rast.

“Me datën 25.11.2024 , rreth orës 14:20 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit ,” në Kaçanik është një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një kamion. Veç dëmeve të shkaktuara materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.

Ai tutje tha se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →