🇽🇰 Kosova
Rritja e ekonomisë, Bajrami i reagon Muratit: Kënd po provoni ta mashtroni?
nga Venera Grabanica17 mars 2024
Ish-ministrja e Financave nga radhët e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Financave Hekuran Murati për rritje ekonomike në Kosovë.
Ajo në një postim në Facebook ka thënë se me këto deklarime ministri Murati po përpiqet të mashtrojë opinionin.
“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të diel, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë. Derisa gjatë këtij mandati ka pasur inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro. Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkruan Bajrami.











