Hong Kongu kërkon mbylljen e kufirit me Kinën
Ka arritur në të paktën 361 numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë. Autoritetet kineze thanë po ashtu se më shumë se 17 mijë raste janë të prekur nga ky virus, që ka shpërthyer në qytetin Wuhan, në provincën Hubei.
Gjithashtu, qindra punonjës të spitalit në Hong Kong kanë dalë në grevë, duke kërkuar që kufiri me territorin e Kinës të mbyllet plotësisht për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit, transmeton 21Media.
Jashtë Kinës, ka më shumë se 150 raste të konfirmuara të virusit me një vdekje, në Filipine./21Media









