Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rritet numri i lindjeve në Kosovë

nga B G18 gusht 2025
Rritet numri i lindjeve në Kosovë

Agjencia e Statistikave ka publikuar raportin e numrit të lindjeve dhe të vdekjeve. Në bazë të këtij raporti në muajin qershor 2025 janë regjistruar 2 544 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 338 lindje janë meshkuj dhe 1 206 lindje janë femra. Bëhet e ditur se në muajin qershor 2025 kemi rritje të numrit të lindjeve rreth 8% krahasuar me muajin maj 2025.

Sipas raportit, gjatë muajit qershor 2025  janë regjistruar gjithsej 902 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 482 janë meshkuj dhe 420 janë femra. Krahasuar me muajin maj 2025, në muajin qershor janë regjistruar 5 raste të vdekjeve të ndodhura më shumë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →