🇽🇰 Kosova
Rrahu nënën dhe motrën e saj, arrestohet e dyshuara dhe dërgohet në psikiatri
nga Kaltrina Berila4 janar 2025
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të premtën në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se një vajzë ka rrahur nënën dhe motrën e saj.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.
Rasti është nën hetime./21Media











