Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Roth: Nëse BE nuk ndërron qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor mund të përballemi me kërcënimin e luftës

nga B G19 mars 2025
Roth: Nëse BE nuk ndërron qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor mund të përballemi me kërcënimin e luftës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka thënë Bashkimit Evropian  nuk ndërron qasjen ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor mund të ketë kërcënime për luftë, më shumë destabilitet e nacionalizëm.

“Serbët kanë javë që protestojnë për vlerat evropiane. Por ata nuk e shohin më BE-në si aleate. Vështirë se dikush në Ballkanin Perëndimor beson më në një perspektivë të BE-së. Protestuesit janë të zhgënjyer me BE-në. BE-ja ka bashkëpunuar me Vuçiqin për një kohë të gjatë”.

Sipas Roth BE  nuk duhet ta humbë Ballkanin Perëndimor si rajon.

“Politika jonë për Ballkanin Perëndimor ka dështuar. Ne kemi nevojë për një “Zeitenëende”, përndryshe përballemi me kërcënimin e luftës, edhe më shumë destabilitet, nacionalizëm dhe autoritarizëm. Ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor si një rajon i demokracisë, shtetit të së drejtës, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →