Ronaldo: Rrugëtimi im nuk ka mbaruar ende
Cristiano Ronaldo ka zbuluar se synon të vazhdojë të luajë për Portugalinë përtej Kupës së Botës 2022. Ronaldo ka folur për të ardhmën e tij ndërkombëtare, ku zbuloi se synon një paraqitje në Euro 202
Cristiano Ronaldo ka zbuluar se synon të vazhdojë të luajë për Portugalinë përtej Kupës së Botës 2022.
Ronaldo ka folur për të ardhmën e tij ndërkombëtare, ku zbuloi se synon një paraqitje në Euro 2024 pas paraqitjes në Kupën e Botës të këtij dimri.
“Ka qenë një rrugë e gjatë, por do të doja të përfitoja nga rasti dhe të them se rruga ime nuk ka përfunduar ende. Ndihem e motivuar, amibicia ime është e lartë. Jam në përzgjedhje me shumë lojatrë të rinj dhe dua të jem pjesë e këtij Botërori dhe Evropianit 2024”, tha Ronaldo.
Për 37 vjeçarin kishte spekulime se Kupa e Botës do të jetë turneu i fundit i tij.
Ronaldo do të garojë në turneun e tij të dhjetë radhazi ndërkombëtar kur të nis Kupa e Botës në Katar./21Media
Më të fundit
Të gjitha →
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike




