Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Roma mposht Juventusin dhe ngjitet në vendin e katërt

nga Venera Grabanica5 mars 2023
​Roma mposht Juventusin dhe ngjitet në vendin e katërt

Roma ka fituar kryendeshjen e xhiros së 25-të në Serie-A, duke e mposhtur Juventusin me rezultat 1-0 në “Olimpico”.
Kjo ndeshje që zgjoi interesim të madh për shkak të luftës së dy skuadrave për një vend në top katërshen e elitës së futbollit italian u vendos nga goli i vetëm i realizuar nga qendërmbrojtësi Mancini në minutën e 53-të që ia siguroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e katërt me 47 pikë, kurse Juventusi mbetet në vendin e tetë me 35 pikë duke minimizuar kështu edhe më shumë gjasat për pjesëmarrje në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
Pas 23 xhirove, tabela e Serie A kryesohet nga Napoli me 65 pikë, i ndjekur Interi me 50 sosh në vendin e dytë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →