Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Rinovimi i kontratës së Kylian Mbappe, PSG akuzohet për mashtrim

nga Xh.D31 maj 2022

PSG është akuzuar se ka mashtruar rregullat e Fair Play Financiar(FFP) për sa i përket zgjatjes së kontratës me Kylian Mbappe.
Javier Tebas ka thënë se do të paraqesë ankesë zyrtare në UEFA.
Mbappe tronditi të gjithë kur njoftoi se ka marrë vendim për të nënshkruar marrëveshje të re trevjeçare me PSG-në.
Tebas e ka konsidueruar si skandaloze, ndërsa pyeti se si ishte PSG në gjendje të për rinovojë paketën e Mbappes.
“PSG, me më shumë humbje dhe fatura pagash se Real Madrid apo Barça, rinovon kontratën e Mbappes me shumë kaq të lartë. Është e pamundur të mos ketë mashtrim”, ka thënë Tebas.
Mbappe, si fitues i Kupës së Botës vetëm 19 vjeç, adoleshenti i dytë pas Pelé që shënon në një finale të Kupës së Botës dhe golashënuesi më i mirë i Ligue 1 për katër sezone radhazi.
Sulmuesi 23-vjeçar ishte i lidhur prej kohësh me Real Madridin. Ai ishte i ftuar në akademinë e klubit spanjoll kur ishte 11-vjeçar, kishte postera të Cristiano Ronaldos të Realit në muret e dhomës së tij të fëmijërisë dhe kishte thënë se donte t’i bashkohej tani 14-herë fituesit të Kupës Evropiane vitin e kaluar.
Mbappé shënoi një gol në stadiumin Bernabéu në humbjen totale 3-2 të PSG-së ndaj Real Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve këtë vit.
Gjigantët spanjollë paraqitën një ofertë prej 188 milionë dollarësh për Mbappén në gusht. Marrëveshja ishte afër arritjes dhe sulmuesi madje pranoi në atë kohë se donte të largohej nga PSG. Por, gjërat morën rrjedhë tjetër dhe Mbappe vendosi të rinovojë kontratën me PSG./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →