Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Rihanna publikon këtë të premte këngën e re pas gjashtë vjetësh

nga B.K27 tetor 2022

Mund të falënderojmë vazhdimin e filmit “Black Panther” që Rihanna më në fund u kthye në botën e muzikës.
Themeluesja e “Fenty” postoi të mërkurën në Twitter për këngën e saj të ardhshme, “Lift Me Up”, që do të publikohet të premten.
Kënga origjinale do të shfaqet në kolonën zanore të filmit të ri të Marvel, “Black Panther: Wakanda Forever”. Ajo rikthehet me këngë të re pas gjashtë vjetësh.
Fansat kanë pritur me padurim këngën e re nga Rihanna që nga albumi i saj i fundit, “Anti”, i cili u hodh në vitin 2016. Kishte spekulime se ajo do të publikonte diçka të re në pritje të performancës së saj si titullarja e shfaqjes së ardhshme të ” Superbowl Halftime Show” në shkurt.
Filmi “Black Panther: Wakanda Forever” del në kinema më 11 nëntor./21Media

lift me up
10.28.22 pic.twitter.com/hIvhUQP8Bj

— Rihanna (@rihanna) October 26, 2022

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →