Remi: Zyrtarët për informim në Zonën e Operative të Llapit i kam caktuar unë, jo shtabi
(lajm i përditësuar)
Remi: Zyrtarët për informim në Zonën e Operative të Llapit i kam caktuar unë, jo shtabi
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dëshminë para Gjykatës Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse Zyra e Prokurorit të Specializuar insistoi që deklaratën e tij ta paraqesë vetëm me shkrim, trupi gjykues e rrëzoi kërkesën e tyre dhe e solli atë në gjykatore.
Në seancën e pasdites, prokuroria ka filluar intervistimin e tij me pyetjet për të dhënat personale të Mustafës ku ndër të tjera ai ka pohuar se është i njohur si “Remi” dhe se ka qenë ushtar i UÇK-së dhe komandant i Zonës Operative të Llapit.
Ai ka konfirmuar se ka dhënë deklarata për procesin gjyqësor qe ka qenë kundër tij gjatë kohës së UNMIK-ut dhe EULEX-it, si dhe deklaratat e dhëna tri vjet më para Gjykatës Speciale.
Prokurorja Clarie Lawson ka shfaqur një dokument sipas saj me udhëzime që tregon se si duhet të ndërveprohet me gazetarët, vëzhguesit e diplomatët.
Lidhur me këtë, Mustafa ka thënë se ata të Zonës Operative të Llapit i ka caktuar ai vet dhe jo shtabi i përgjithshëm.
Prokurorja më pas shfaqo një tjetër dokument të datës 19 nëntor 1998.
Pas kësaj seanca është ndërprerë për shkak të pauzës së drejtës dhe pritet të vazhdojë pas orës 15:00 me dëshminë e Rrustem Mustafës.
Ai pritet të intervistohet për rreth 36 orë, prej tyre 12 nga prokuroria, 23 nga mbrojtja e të akuzuarve dhe një orë nga avokati i viktimave.
Gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të tyre.
Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /kp
Rrustem Mustafa fillon dëshminë në Hagë
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale, në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mustafa po dëshmon pa masa mbrojtëse dhe leximi i deklaratës së betimit në gjykatore u bë në seancë publike.
Ky është gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./kp









