Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Regjisori kanadez akuzohet për sulm seksual

nga Xh.D20 qershor 2022

Regjisori fitues i çmimit Oscar, Paul Haggis është arrestuar në jug të Italisë nën dyshimin për sulm seksual, sipas mediave lokale atje.
Prokurorët e Brindisit kanë thënë se ai akuzohet edhe për plagosje të rëndë dhe krime të tjera të kryera.
Sipas agjencisë ANSA, regjisori i ka mohuar të gjitha akuzat.
Një tjetët avokate që përfaqëson Haggis, Priya Chaudhry ka thënë se ai është krejtësisht I pafajshëm.
“Unë nuk mund të diskutoj për provat, por besoj në pafajësinë e Haggis. Ai është plotësisht I pafajshëm dhe është I gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet”, ka thënë ajo.
Sipas një gazete italiane, Haggis është nën arrest shtëpiak./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →