Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Rebelët sirianë JO bisedimeve për paqe

nga Egzona Mehmeti3 maj 2017

Rebelët sirianë nuk do të jenë pjesë e bisedimeve paqësore për Sirinë

Kryengritësit sirianë kanë hequr dorë nga pjesëmarrja e tyre në rrethin më të ri të bisedimeve paqësore, të cilat me mbështetjen e Rusisë mbahen në Kazakistan. Vendimi është marrë në shenjë proteste për shkak të sulmeve me bomba në Siri, transmeton AFP, duke u thirrur në burime të opozitës.

“Delegacioni i kryengritësve ndalon pjesëmarrjen në takime për shkak të sulmeve të ashpra mbi civilët. Suspendimi do të vazhdojë derisa të mos ndalohen bombardimet në gjithë territorin e Sirisë”, tha një burim i kryengritësve në Astana.

Bisedimet për armëpushim në Siri mbahen sot dhe nesër në Kazakistan.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →