Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Reagon Labi për masat e reja, paralajmëron protestë

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2020

Pas masave të reja antiCovid të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri po paralajmëron protestë.

Tahiri ka caktuar ditë dhe orë për protestën.

“Të premten ora 11:00 para Sheshit te Ferizaj do te dalë në PROTESTË”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij “Facebook”.

Ai iu ka drejtuar pronarëve të bizneseve e qytetarëve të mos qëndojnë duar-kryq.

“Ju, pronarë te bizneseve e qytetarë, mos rrini duar kryq do te falimentoni te gjithë nese lejoni mbylljen totale. Mos keni frik, unê shkoj ne burg për ju. Merrni maskat mbrone veten nese ka virus, dhe se cili e mbajm pergjegjesine e jo me na mbyll si miun ne kafaz e me u dok si derraaa pa krye. Unë do te dal e sa dalin qytetarêt le ta bartin secili ndeegjegjejen e tyre se leht me u anku por me dale nuk është marre. Nuk dal per muzik dhe Estrade ajo pune ka mbaruar, por dal se plot pronarë me shkruajne dhe jam ne mbrijtje te qytetarit”, ka shkruar tutje Labi.

Masat e prezantuara nga kryeministri, Avdullah Hoti ndahen në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e portokalltë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →