Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reagime: Kurti nuk heq dorë, Vuçiq parajmëron masa

nga RTV2121 shtator 2021

Kurti: Vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt.-Vuçiqi kërkon tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës.-Lajçak bënë thirrje për ulje të tensioneve në veri.-Kamberi: Masa e vendosur nga Qeveria e Kosovës është e drejtë
Kryeministri, Albin Kurti, bëri të ditur se nuk do të heqë dorë nga reciprociteti për targa të përkohshme për veturat që vijnë nga Serbia. Sipas tij, ose të dyja shtetet kanë të drejtë, ose të dyja e kanë gabim. Këtë qëndrim Kurti e shprehu gjatë takimit me ambasadorët e Quntit. Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti veprim kriminal të Kosovës ndërhyrjen në veri për zbatimin e masës së reciprocitetit për targa. Kërkoi tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu i Kosovës. Për situatën e krijuar në veri të vendit tonë reagoi edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Llajçak, duek bërë thirrje për ulje të tensioneve./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →