🇽🇰 Kosova
Rast në Polici, një të miture iu keqpërdorën fotografitë dhe incizimet në rrjetet sociale
nga Kaltrina Berila3 mars 2024
Një burrë ka raportuar të shtunën se vajzës së tij të mitur i janë keqpërdorur fotografitë dhe incizimet e saj, duke iu shpërndarë në rrjetet sociale.
Rasti ka ndodhur në Lipjan, ka njoftuar të dielën Policia në raportin e saj 24-orësh.
Për rastin është njoftuar prokurori, i cili ka nisur hetimet.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është hapur si “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.











