Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Rama për integrimin e Shqipërisë në BE: Jemi vetëm dy vjet afër

nga Kaltrina Berila25 shkurt 2025
Rama për integrimin e Shqipërisë në BE: Jemi vetëm dy vjet afër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ka thënë se janë vetëm dy vjet afër realizimit të këtij synimi.

Të martën në rubrikën “Sy m’sy” në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka thënë se qëllimi i tij është ta vendosë flamurin kuqezi në tryezën e BE-së.

Sipas tij, ajo dritare që është hapur dhe nuk duhet mbyllur pa integrimin e Shqipërisë.

“Jemi shumë afër miqtë e mi, jemi dy vjet afër. Ka rëndësi që kjo dritare nuk duhet mbyllur pa u futur ne në BE”, ka thënë ai.

Tash e 11 vjet Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat, teksa në mars të 2020-s, Këshilli Evropian miratoi vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →