Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Rama: Kurtin e kam mik, Thaçin vëlla

nga R1 korrik 2023
Rama: Kurtin e kam mik, Thaçin vëlla

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për dallim që ka në marrëdhëniet me kryeministrin Albin Kurti dhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se Kurtin e konsideron si mik, ndërsa Thaçin si vëlla.

“Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama në një intervistë për Euroneës Albania.

Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për veprimet e tij si kryeministër. Ai tha se beteja që ka me Kurtin s’është as personale e as politike, por konceptuale.

“Dua të ritheksoj, kjo është një betejë konceptuale. Kjo nuk është një betejë personale e as politike e imja me Albinin. Albini është një person të cilin unë e çmoj, është një mik të cilin unë e respektoj, por në këtë rast është kryeministri i Kosovës të cilin unë nuk e mirëkuptoj dot. Ky është një ballafaqim krejt i hapur, krejt i sinqertë, krejt demokratik për një interes shumë të madh dhe ky nuk është thjeshtë interesi i shtetit të Kosovës. Ky është interesi i kombit shqiptar”, deklaroi Rama. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →