Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete”

nga Venera Grabanica22 janar 2019

Sipas Hotit, mësimdhënësit kërkojnë trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me grevat e mësimdhënësve në Kosovë. Sipas Hotit, kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, sepse ata nuk janë duke kërkuar rritje të pagës por, trajtim të  barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik.

Dikur koalicioni i “punëve të mëdha” kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave (shih videon). Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit.

Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik.

Zgjidhja është e thjeshtë:
1. Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,
2. Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë“, ka shkruar Hoti në Facebook.

Në lidhje me grevat ka reaguat edhe kryetari i i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili  ka thënë zgjidhja më e mirë do të ishte që mësimdhënësit të kërkojnë zvogëlimin e pagave, ndërsa prindërit të vazhdojnë të kërkojnë rritjen e cilësisë në arsim.

SBASHK- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës kishte njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30%, koeficienti i mësimdhënësve për paga. Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga 14 janari kanë hyrë në grevë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →