Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria s’jep detaje për marrëveshjen Kosovë-Serbi

nga Egzona Mehmeti27 gusht 2022

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë detaje nga marrëveshja e sotme e arritur për dokumentet me Serbinë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka deklaruar të gjitha detajet do të jepen me kohë.
“Me kohë do të jepen të gjitha detajet. Për momentin nuk mund të deklarohem”, ka thënë ai për kp.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, sot ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për dokumentet identifikuese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Borrell ka potencuar se Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →