Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

nga Kaltrina Berila16 qershor 2024
Qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Qeni i presidentit amerikan Joe Biden, ka kafshuar një agjent tjetër të Shërbimit Sekret derisa e kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë.

Biden kishte nxjerrë për ta shëtitur qenin në kopshtin Kennedy gjatë 12 shkurtit të vitit të kaluar, kur kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret i cili iu kishte afruar presidentit amerikan për ta ndihmuar në diçka – thuhet në dokumentet që i ka siguruar ABC News.

“Derisa po ecja në drejtim të tij për t’u siguruar nëse ka nevojë për ndihmë, qeni vrapoi dhe më kafshoi kraharorin e djathtë, e largova menjëherë dorën dhe thash jo. Ai sërish mu vërsul dhe më kafshoi kraharorin e majtë për herë të dytë”, ka thënë agjenti.

Në e-mailet e dërguara thuhet se ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim në lëkurë apo të ketë ndonjë kockë të thyer, por se palltoja e agjentit kishte shenja të kafshimit nga qeni.

E pas raportimit për një sulm tjetër ndaj agjentëve të Shërbimit Sekret, ka lindur një lloj nervozizmi.

“A ka mundësi të gjejmë ndonjë mënyrë që të mos sulmohemi nga qeni”, tha një agjent i paemëruar i Shërbimit Sekret.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →