Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

PZAP refuzon ankesën e kandidatit të LAA

nga E.Bullaku7 korrik 2017

Imeri pretendon se i mungojnë votat në disa vendvotime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ia ka refuzuar ankesën kandidatit për deputet nga koalicioni LAA, Vehbi Imeri.

Këtë e ka konfirmuar kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, i cili tha se tani kanë njoftuar KQZ-në për procedurat e mëtutjeshme.

“Ne e dërguam në KQZ, sepse i është refuzuar ankesa”, tha shkurt Desku për KosovaPress.

Imeri në ankesën e tij dërguar fillimisht në PZAP pretendonte që i mungojnë votat në disa vendvotime në Prishtinë, Pejë dhe Fushë Kosovë, por që PZAP-i ia kishte refuzuar. Imeri ankesën e tij e kishte dërguar në Gjykatën Supreme e cila e kishte pranuar pjesërisht për t’u kthyer prapë në PZAP.

Mirëpo, KQZ-ja ende nuk mund t’i certifikoj rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi për herë të dytë është dërguar një ankesë në Gjykatën Supreme dhe tani duhet pritur vendimin për këtë ankesë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →