PZAP: Ankesa e PDK-së për votat në Mitrovicë është në proces të shqyrtimit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se ankesa e PDK-së lidhur me parregullsitë ne fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut është në proces të shqyrtimit. Në një përgjigje për RTV21, ky institucion tha se vendimin ndaj kësaj ankese do ta merr brenda afatit ligjor.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se PZAP-i ka pranuar ankesën me nr. ZL.Anr.439/2025, që ka të bëjë me pretendime për parregullsi gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në Komunën e Mitrovicës së Jugut. PZAP-i, është në proces të shqyrtimit dhe brenda afatit të paraparë ligjor për të njëjtën do të vendos”, tha PZAP-ja për RTV21.
Të pyetur nëse ka ndonjë ankesë nga ndonjë parti tjetër për fletëvotime me numra të ndryshëm serik në ndonjë komunë tjetër, PZAP-ja tha se nuk kanë ankesa tjera.











