Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Putin u thotë nënave të ushtarëve rusë se ndan dhimbjen me to

nga Kaltrina Berila25 nëntor 2022
Putin u thotë nënave të ushtarëve rusë se ndan dhimbjen me to

“Ne ndajmë dhimbjen me ju,” i tha presidenti rus Vladimir Putin një grupi nënash të ushtarëve rusë që kanë luftuar dhe disa prej të cilëve janë vrarë në Ukrainë.
“Asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen e një djali”, tha ai në fjalën e tij hyrëse, para se të priten pamjet në televizionin shtetëror.
Kremlini nuk i ka komentuar raportet se nënat ishin pro Putinit dhe të zgjedhura me kujdes për takimin.
Brenda Rusisë, kundërshtimi ndaj pushtimit të tij në Ukrainë është rritur.
Në të gjithë vendin, grupet e nënave të ushtarëve në shërbim janë ankuar hapur se djemtë e tyre po dërgohen në betejë të trajnuar dobët dhe pa armë dhe veshje adekuate, veçanërisht kur fillon dimri i ftohtë.
Në takimin e së premtes në rezidencën e tij shtetërore pranë Moskës, Putin u shfaq i ulur në një tavolinë të madhe me një grup prej 17 nënash. Disa prej tyre mbanin shami të errëta – një simbol i zisë.
“Dua ta dini se unë personalisht dhe gjithë lidershipi i vendit e ndajmë këtë dhimbje”, tha ai.
Rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe 100 mijë ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas gjeneralit më të lartë amerikan, Mark Milley.
Në një pranim të rrallë, Kremlini tha në shtator se ishin bërë gabime në përpjekjen e tij për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →