Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Punëtorëve të “Pallatit të Rinisë” u dalin pagat për dy muaj

nga Kaltrina Berila17 dhjetor 2018

Sipas Ahmetit ka filluar stabilizimi i “Pallatit të Rinisë”

Punëtorëve të “Pallatit të Rinisë” u janë paguar pagat për dy muaj. Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, sipas të cilit tashmë ka filluar stabilizimi i “Pallatit të Rinisë”.

“Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe. Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”, ka njoftuar Ahmeti përmes Facebook-ut.

Kujtojmë se punëtorët e “Pallatit të Rinisë” ditë më parë kishin paralajmëruar protesta, pasiqë nuk kishin marrë pagat për 3 muaj, por se pas premtimit që u kishte bërë Komuna e Prishtinës, e kanë anuluar atë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →