Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

PSG po synon Mourinhon

nga B G4 qershor 2022

Gjiganti francez Paris Saint-Germain është duke konsideruar që të bëjë një lëvizje për trajnerin Jose Mourinho.
Krerët e gjigantit francez janë shumë pranë shkarkimit të Mauricio Pochettinos, dhe tani e shohin ardhjen e Mourinhos si zëvendësim ideal për argjentinasin.
Po ashtu, sugjerohet se lidhja e ngushtë e Mourinhos me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos, ka bërë që kampioni i Ligës 1 të interesohet në trajnerin portugez.
Në anën tjetër, tjetër kandidat për postin e trajnerit te PSG është edhe francezi Zinedine Zidani, por siç spekulohet ky i fundit është duke e pritur mundësinë që ta marrë drejtimin e Kombëtares së Francës.
Mourinho u shkarkua nga tre rolet e tij të fundit, në Chelsea, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, përpara se të merrte drejtimin e Romës në verë dhe t’i jepte fund epokës së tyre 14 vjeçare pa trofe.
Ai e udhëhoqi klubin drejt suksesit në Ligën e Konferencës, trofeu i katërt evropian në karrierën e tij si trajner.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →