Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

PSG e pëson keq nga Monaco

nga Venera Grabanica11 shkurt 2023
PSG e pëson keq nga Monaco

Skuadra e Monacos e ka mposhtur me lehtësi sot kampionin francez, Paris Saint-Germain.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Louis II”, Monaco e mposhti PSG-në me rezultat 3:1.
Wissam Ben Yedder me dy gola (minuta e 18’ dhe 45+1’) dhe Aleksandr Golovin (minuta e 4’) i siguruan fitoren Monacos, kurse golin e nderit për PSG-në e shënoi Warren Zaire-Emery në minutën e 39’.
Me këtë fitore, Monaco ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 47 pikëve, shtatë sosh më pak se parisienët që janë liderë me 54 pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 3:1 në favor të Monacos.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →