Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarit në ashensor

nga Kaltrina Berila4 tetor 2022

Një 54-vjeçar ka vdekur në ashensorin e një ndërtese sot në Pejë.
Zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur se nga informacionet e para dyshohet se viktima ishte duke e rregulluar ashensorin.
“Një person i moshës rreh 50-vjeçare, pronar i bllokut të banesës, ka tentuar ta rregullojë ashensorin, pastaj si pasojë e një defekti në ashensor, por në rrethana ende të pasqaruara ashensori fillon të lëvizë dhe si pasojë viktima gjen vdekjen”, ka thënë Nikçi.
Prokuroria e Pejës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kane qenë të gjitha ekipet relevante, përfshirë edhe Zjarrfikësit, Emergjenca si dhe kompania e servisimit të ashensorëve, të cilët kanë arritur ta nxjerrin trupin e pajetë të viktimës./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →