Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Princ Leka uron Xhaferin: Sot shqiptarët shënuan histori

nga Venera Grabanica28 janar 2024
Princ Leka uron Xhaferin: Sot shqiptarët shënuan histori

Princ Leka i Shqipërisë përmes një postimi ka uruar kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, duke theksuar se shqiptarët sot kanë shënuar histori.

“Vëllezër dhe Motra, Sot shqiptarët shenojnë historinë me një arritje të madhe, për herë të parë në Maqedonine e Veriut do të kemi një kryeministër shqiptar. Kjo e drejte e mohuar padrejtësisht ndaj shqiptarëve është fituar me mund dhe sakrifica të mëdha dhe me gjak të pastër patriotesh që nuk u kursyen për lirinë tone. Sot ne ndjehemi akoma më afër endërres sonë mbarëkombetare për të patur një jetë të dinjitetshme por mbi të gjitha t’i japim brezave mundësinë për të qenë të lirë dhe krenar për përkatsinë e tyre kombëtare“, ka shkruar Princ Leka./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →