Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
Gjatë fjalimit të tij në Stamboll sot, ku edhe po mbahen bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, lideri turk tha se një armëpushim është mëse i nevojshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
“Është në duart e të dy palëve të ndalojnë këtë tragjedi. Arritja e një armëpushimi dhe paqes sa më shpejt të jetë e mundur është në të mirë të të gjithëve. Kemi arritur në një pikë ku rezultatet konkrete janë të nevojshme nga këto bisedime. Procesi i negociatave të cilin ju e keni mbajtur nën urdhërin e liderëve tuaj, ka rritur shpresat për paqe”, ka thënë Erdogan gjatë fjalimit para dy delegacioneve.
Ndryshe, sot ka nisur raundi i fundit i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë, ku siç ka thënë Erdogan të premten, dy palët kanë arritur të gjejnë mirëkuptim në katër nga gjashtë çështjet e diskutuara./21Media









